Komandanti i Policisë në Klinë, Ragip Bytyçi, sot ka qendruar në selinë e OVL e UÇK-së në Klinë, ku u prit nga kryetari Hajdin Balaj, anëtarët dhe krysuesit e OVLUÇK-së në Klinë. Komandanti u ka dhuruar flamurin e Policisë së Kosovës, ndërsa kryetari i kësaj organizate, Hajdin Balaj, i dhuroi flamurin kombëtar dhe atë të UÇK-së, pasi edhe vet komandanti i policisë është veteran./Klina.info/