Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, këtë të mërkurë ka pritur në takim Komandantin e Regjionit të Perëndimit të KFOR-it, Kolonel Natale Gatti.
Me të u diskutua për të arrituriat, prioritetet e sfidat me të cilat përballet Komuna e Klinës,
Kështu, Elezaj ka falënderuar Komandantin e KFOR-it për bashkëpunimin duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm për sigurinë në këtë qytet.
“Elezaj i e informoi Kolonelin Gatti për të arriturat që ka pasur Komuna gjatë vitit që lamë pas, por edhe për prioritetet dhe sfidat që e presin gjatë vitit 2020. Ndërsa Koloneli Gatti, duke uruar kryetarin një vit të mbarë në aspektin profesional e personal, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe Komunës së Klinës do të vazhdojë. Në fund të takimi Koloneli Gatti i dhuroi kryetarit të komunës simbolin e KFOR-it të regjionit të perëndimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Klinës./Klina info/