Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Rrahman Rama, ka theksuar se aktualisht brenda kësaj force janë të infektuar 10 ushtarë.
href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>
Aktualisht FSK numëron 2800 ushtarë dhe ushtare aktive që janë në shërbim, ndërsa Rama ka njoftuar se shumë shpejtë do të fillojë kampanja për rekrutimin e 400 ushtarëve të tjerë.
“Janë 2 mijë e 800 ushtarë e ushtare aktive, ndërsa që nga e hëna e ardhshme do të fillojë kampanja për rekrutimin e ushtarëve e ushtareve të reja, e që në vitin e ardhshëm do të na bashkohen edhe 400 pjesëtar të rinj”, tha Rama në Klan Kosova.