Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën kufitare të Morinës.
Qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet, por edhe në qytetet e tjera të vendit duke shfrytëzuar kështu temperaturat e larta.
Për të shmangur fluksin e lartë, pala shqiptare ka vënë në dispozicion 6 sportele.
Për mjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalimi i kufirit bëhet pa kontrolle sipas procedurës të miratuar për një periudhë nëntë mujore, ndërsa automjetet me targa të huaja i nënshtrohen kontrollit.