Kolona të gjata në pikat kufitare në dalje nga Kosova janë paraqitur edhe mëngjesin e sotëm.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimi Kufitar deri në 3 orë e 30 minuta pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.
E njëjtë është gjendja edhe për të hyrë në Kosovë në këtë pikë.
Kolona ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë në dalje. Pritjet në këtë pikë janë deri në 1 orë e 30 minuta.
Në pikat tjera kufitare nuk ka kolona dhe hyrje-daljet variojnë nga 05-10 minuta.
Këto janë të dhënat e përditësimit të fundit të orës 09:10.