Sezoni i përgatitjes së ushqimeve të dimrit ka filluar, tregtarët ankohen se këtë vit nuk iu eci edhe aq mbarë me kultivimin e specave.
Ndryshimet klimatike kanë bërë që këtë vit të ketë shumë më pak sasi të specave dhe kulturave të tjera bujqësore. Për pasoj edhe çmimet janë trefish më të larta se vitin e kaluar.
Indeksonline ka vizituar tregun më të madh të shitjes me shumicë dhe pakisë të specave në fshatin Xërxë të Komunës së Rahovecit, tregtarët tregojnë se çmimi për një thes të vogël të specave të njohura “soborka” kushton 2 euro, ndërsa një vit ma herët për të njejtin thes çmimi ishte 70 centë.
Sa i përket subvencionimit nga Qeveria, tregtarët tregojnë se nga Qeveria kanë marrë shënime për dëmet që iu janë shkaktuar por deri tash nuk kanë marrë asnjë mbështetje si financiare apo edhe në forma tjera.
Qytetarët thonë se çmimet janë të shtrenjta, arsyetojnë se rritje të çmimeve ka në gjithë botën.