Avokati Arianit Koci ka folur për Klankosova.tv pas raportimit për sulm ndaj tij, duke thënë se dy të dyshuarit që e goditën atë më grusht në kokë, kanë qene të nacionalitetit serbë.
“Së pari më duhet ta theksoj se nuk kam lëndime, jam mirë me shëndet. Ata dy persona që më sulmuan ishin dy të rinj të nacionalitetit serb”.
Koci tregoi se pak para sulmit, të dyshuarit i pa me motor tek një pompë afër, pa tabela, për çka tha se ishte e çuditshme se si mund të shëtitnin me një motor pa tabela.
Avokati tha se nuk ka dyshime tek ndonjë person apo arsye për shkakun e sulmit.
“Nuk dyshoj në një motiv të mundshëm. Nuk dyshime tek askush. Ka mundësi që vetëm të kenë qenë njerëz të rrugës që sulmojnë qytetar të rëndomtë rrugës”, tha Koci për Klankosova.tv.