Fushata zgjedhore do të vazhdojë edhe të dielën me disa aktivitete të paralajmëruara nga partitë politike.
Aleanca për Ardhmërine Kosovës, bashkë me PSD-në, sot kanë paralajmëruar se do t’i mbajnë dy tubime.
Tubimi i parë do të mbahet në Istog, duke filluar nga ora 18:00. Sipas një njoftimi të AAK-së, vendi ku do të mbahet tubimi është shtëpia e kulturës “Adem Jashari”, mirëpo opsion mbetet edhe sheshi para shtëpisë së kulturës.
Tubimin tjetër, koalicioni AAK-PSD do ta mbajë në Klinë, duke filluar nga ora 19:30, në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”.
Dje ky koalicion ka mbajtur tri tubime kryesore, në Mitrovicë, Ferizaj e Kaçanik