Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin brenda burgut të Hagës.
Haradinaj thotë se me ish-krerët e UÇK’së janë parë vetëm kur ata kanë dalë në shëtitore, dhe përmes dritares, këta kanë kënduar për t’ju japur atyre kurajo.
“Kur dulum mu shëtit, na e kishim një dritare, e vetmja shansë për me i pa ka qenë kur shëtitshin me na pa këta neve. Kur na kqyrshin ata na knojshim këngë të UÇK’së, me ju dhon këtyne zemër, mos tjau nin e na thojshin mos folni”, u shpreh ai në T7.
Atë ditë e kemi ditë që janë arrestu, jemi kon shumë të shqetësum,sidomos Hashimi kur dha dorëheqje, u shpreh më tutje Haradinaj./Indeksonline/