Klubi i Hendbollit Meshkujt “Dukagjini” shprehe pakenaqesi me ndarjen e mjeteve nga ana e Komunes se Klines

Ankesë
Me anë të kësaj letre,Klubi i Hendbollit Meshkujt “Dukagjini” shprehë pakënaqësi me ndarjen e mjetëve nga ana e Komunës së Klinës (Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport) në vlerë prej 1000€.
Të arriturat e klubit tonë që nga formimi janë:
Viti i parë,pozita 4 (Liga e Parë)
Viti i dytë,pozita 2 (Liga e Parë)
Viti i tretë,pozita 1 (Liga e Parë)
Inkuadrimi në Superligë por mosvazhdimi
Viti i katërt,pozita 3 (Liga e Parë),
liga u ndërpre për shkak të Corona Virusit pas pjesës vjeshtore.

Komuna diskriminon të arriturat tona që janë pothuajse të njëjta me Klubin e Futbollit e që dallimi është 26000€.
Klubi i futbollit femrat merr shumën prej 6000€ dhe nuk ka ekip senior kurse garon vetëm me gjeneratën u16.
Klubi jonë ka të arritura më të larta se Klubi i Basketbollit, e neve na ndahen 500€ më pak.
Klubi jonë ka të arritura më të larta poashtu se KHF Dukagjini,KV Dukagjini,KV Klina dhe merr më pak.

Komuna me ndarjen e mjetëve për këtë vit ka thyer edhe rregulloren për ndarje te subvencioneve për OJQ sportive.
Komuna subvencionon shkolla të futbollit të cilat çdo muaj marrin mjete nga gjeneratat e reja.
Komuna subvencionon klube që në vitin e kaluar kanë bërë keqpërdorime të mjeteve në mënyrë rreptësisht të ndaluar.
Komuna subvencionon klube që nuk kanë asnjë lojtar të regjistruar.

Me suksesin e KH Dukagjinit janë krenar i gjithë qyteti i Klinës,por si duket jo edhe përgjegjësit e sportit që më shumë anojnë politikisht se sa nga e ardhmja e sportit.
Me këtë shumë prej 1000€ klubi jonë nuk mund të mbuloj as shpenzimet për organizmin e ndeshjeve dhe si duket e vetmja mënyrë është shuarja e klubit nese nuk rritet vlera e subvencionit.

Me respekt,
KH Dukagjini