Sot gjatë ndeshjes së barazhit ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit u lëndua rëndë, Lorik Maxhuni.
Maxhuni menjëherë pas ndeshjes është operuar me sukses dhe gjendja e tij është stabile,
Pas operimit ka reaguar edhe klubi i Dukagjnit, duke shprehur keqardhje për lëndimin e futbollistit të Flamurtarit.
Klinë, 21 Maj 2021
Sot gjatë ndeshjes se barazhit ndaj KF Flamurtarit e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, është lënduar rëndë lojtari mysafir Lorik Maxhuni i cili sipas ekzaminimeve mjekësore ka thyer këmbën e majtë!
Klubi ynë ndjenë keqardhje për këtë që ka ndodh e në të njëjtën kohë i dëshiron shërim sa më të shpejtë Lorikut duke shpresuar dhe uruar që të kthehet në fushat e gjelbërta edhe më i fortë.
Sinqërisht;
Kryesia e KF Dukagjinit