Dukagjini i Klinës është paraqitur në mënyrën më të mirë të mundshme në stinorin vjeshtor në Ligën e Parë.
Skuadra nga Klina garon në grupin A, derisa stinorin vjeshtor e mbylli si lider me 26 pikë pas 14 ndeshjeve të zhvilluara,
Për ta mbajtur këtë ritëm, Dukagjini do ta zhvillojë një fazë përgatitore siç i ka hije një lideri.
Skuadra që drejtohet nga Armend Dallku do të përgatitet në Antalia të Turqisë këtë muaj.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i klubit, Fabian Veseli
“Do të përgatitemi në Antalia të Turqisë këtë muaj. Atje do të qëndrojmë dhjetë ditë”, ka deklaruar të mërkurën për “Zeri.info” Fabian Veseli.