Jurgen Klopp është i sigurtë që Steven Gerrard në të ardhmen do të jetë trajneri i ardhshëm i Liverpoolit.
Jurgen Klopp i skadon kontrata në fund të sezonit 2023/24 dhe pasuesi mund të jetë pikërisht ish-legjenda e Liverpoolit që aktualisht drejton Aston Villan.
“Po, mendoj, sigurisht, problemi i vetëm qëndron se kur do të jetë momenti i duhur. Jo vetëm për Stevie, por shikoni edhe te Frank Lampard me Chelsean, diçka e ngjashme. Stevie është duke kaluar nëpër disa momente të mira, ai është shumë i ri nga perspektiva e trajnerit”, tha Klopp.
“Kështu që, jo pse nuk mund ta bëjë, por problemi qëndron se kur dëshiron ai ta bëjë këtë gjë. A është puna e tij e fundit, e dyta ose e treta ose çfarëdo? Këto janë pyetje që nuk mund të iu përgjigjem, por po, unë mendoj që është definitive që do të ndodhë, dhe do të jetë gjë e mirë për të gjithë”, shtoi trajneri i Liverpoolit.