Nga Klinika Infektive e QKUK-së sot lirohen dy pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Në ndërkohë, në këtë klinikë janë hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid-19 pozitiv
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:
26 raste janë në gjendje stabile dhe pesë raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkëve dhe janë në dializë.
Në klinikë janë gjithsej pesë pacientë Covid- 19 pozitiv të cilët janë në dializë e cila është duke u realizuar në repartin e Klinikës.