Gripi sezonal ka prekur në masë të madhe fëmijët. Për pasojë, përveç numrit të madh të qytetarëve që po kërkojnë trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, edhe Klinika e Pediatrisë është mbingarkuar.
Fëmijët e hospitalizuar kryesisht vuajnë nga dhembja e fytit, temperatura e lartë, ethet por ka edhe nga ata që për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore po trajtohen me oksigjen.
“Gjendja gripoze zbret gradualisht dhe përfshinë edhe traktin e poshtëm respirator dhe shpeshherë din me shku edhe me infiltrim në mushkëri dhe sistemin respirator në tërësi dhe pneumoni”. Pediatrja thotë se shumica e testeve ëpr Covid-19 te fëmijët kanë rezultuar negativ.
Megjithatë, disa nga mostrat janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ku disa edhe mund të jenë përzgjedhur për tu dërguar për testim për Omicron.
Veç Klinikës së Pediatrisë, dy javët e fundit si pasojë e gripit sezonal fluksi i madh i qytetarëve po kërkojnë shërbime edhe në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.
Në Klinikën e Pediatrisë të QKUK’së dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë profesionistët shëndetësorë bëjnë të ditur se janë të mbuluar mirë sa i përket terapisë së nevojshme për trajtimin e pacientëve të prekur nga gripi sezonal