Klinë:Zgjidhet problemi me ujë në 4 lokacione

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – PEJË
Njësia Operative – KLINË

Instalohet pompa e re, zgjidhet problemi i furnizimit për lagjet Mataj, Banushaj, Markaj dhe Dollcin.

Në kuadër të projekteve investive të KRU ‘Hidrodrini’, është instaluar pompa e re me lokacion në fshatin Dresnik të Klinës.

Investimi, zgjidhë problemin e furnizimit me ujë, për lagjet Mataj, Banushaj, Markaj dhe Dollcin.

Në angazhime të tjera të Njësisë Operative të Klinës, punonjësit e kësaj njësie, kanë punuar në zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në qytet në gjatësi prej 64 metrash.

Është bërë edhe debllokimi i kanalizimit në rugën ‘Hasan Prishtina në qytet.

Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë