Policia në Klinë ka njoftuar se një person derisa ishte duke e pastruar armën e tij aksidentalisht është vetplagosur.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Siqevë, më 14.08.2024,
rreth orës 14:20.Policia ka dalur në vendin e ngjajres dhe ka sekuestruar armën, ndërsa i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij është stabile.
“Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma, tre karikatorë, 42 fishekë, leja e armës dhe një kuti e armës” – njofton Policia, më 15.08.2024.Rasti është inicuar si ‘Armëmbajtje pa leje’.