Krejt ushqimi i kafshëve dhe garazha iu përfshi nga flakët pas një zjarri aksidental. Një banorit të fshatit Klinafc të Klinës i ndodhi e papritura kur fëmijët e vëllezërve të tij e shkaktuan zjarrin dje në orët e pasdites.
Nga Brigada e Zjarrfikësve, Sinjali ka mësuar se zjarrfikësit bashkë me Policinë u njoftuan që të dalin në vendin e ngjarjes, por nuk arritën ta shpëtonin asnjë duaj sanë prej 400 sa ishin.
Zjarri kishte përfshirë fillimisht ushqimin e kafshëve dhe rrezikohej garazha e ankuesit.
Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin, por nuk kanë mund ta shpëtojnë ushqimin e kafshëve dhe as garazhën të cilët janë djegur tërësisht.
Pronari i garazhës ka deklaruar se vlera e dëmit pas djegies së ushqimit dhe garazhës kap vlerën e 3000-4000 euro.
Sipas tij, zjarrin e kanë shkaktuar dy fëmijët e vëllezërve të tij, të moshës 7 dhe 8-vjeçare.
Fatmirësisht nga ky zjarr s’ka të lënduar përveç dëmeve materiale.