Klinë- Shtetasja e Shqipërisë ka njoftuar Policinë se një grua me të cilën po banonte në një shtëpi, është zhdukur.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është raportuar të hënën rreth orës 10:00 në Klinë.
“Ankuesja shtetase e Shqipërisë ka njoftuar policinë se viktima femër ka dalur nga shtëpia ku banojnë dhe nuk është kthyer. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.