Në orët e mëngjesit stacioni policor në Klinë ka marr informatë për humbje të një shume parash në tregun e kafshëve në Klinë.
Përmes një komunikate, Policia njoftoi se pas daljes në atë lokacion ka takuar ankuesin, i cili deklaroi se i kanë humbur para (të holla) në shumë prej: dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2,735) euro.
Nga policia theksohet se dy qytetarë të cilët i kishin gjetur paratë e humbura, në prezencën e Policisë ia kanë kthyer ankuesit të gjitha paratë në shumë prej dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2,735) euro.
Policia e Kosovës i ka falënderuar qytetarët për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.