Dje gjatë ditës është arrestuar një person në Klinë.
I njëjti sipas raportit të PK-së, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër, transmeton Klina.info.
Të dyshuarit i është sekuestruar një arsenal armësh.
Njoftimi i plotë i PK-së:,
Klinë / 21.10.2024 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin nga i dyshuari janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, tetë fishek dhe një kuti me fishekë të pushkës ajrore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.