Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.285 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv në Kosovë.
Në komunën e Klinës gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 15 raste të reja me koronavirus
Budisalc 1 rast
Deiq 1 rast
Klinë 4 raste
Kerrnicë 1 rast
Rudic 1 rast
Sferkë 5 raste
Shtupel 1 rast