Policia e Kosovës njoftoi se dy persona kanë vdekur të dielën, derisa janë iniciuar raste si “hetim i vdekjes”.
Njëri rast ka ndodhur në Istog, ku një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi viktima mashkull ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe një autoambulancë, ku është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, e rasti po trajtohet.
Ndërsa, në Klinë një person është dërguar për trajtim mjekësor, por nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.
Njësitet policore bënë të ditur se po merren, me rastin, e trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.