Një çift është goditur nga vetura dje në Klinë, dhe për pasojë janë dërguar me urgjencë në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e vozitësit të veturës, ndërsa për shkak të lëndimeve të rënda çifti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Një vozitës nga pakujdesia i ka goditur dy këmbësorë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Ata janë dërguar në Emergjencë e pastaj në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda”, tha policia.
Gashi konfirmoi se këmbësorët që u goditën me veturë në Klinë janë burrë e grua.