Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Klinë.
Viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar nga skelet në lartësi rreth 4 metra derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një aneksi të një shkolle.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekësve është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe inspektorati i punës.
Rasti është nën hetime.