Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj një femre.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak te dyshimit se kishe ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.