Prindërit kosovarë shumë herë detyrohen t’i denoncojnë fëmijët e tyre në Polici, për telashet dhe dhunën që ua shkaktojnë në familje. Por ka raste kur ata vet përfundojnë si të dyshuar pas ballafaqimit dhe përleshjeve me fëmijët. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Dush të Klinës, ku një 59-vjeçar bashkë me të birin u arrestua, pasi u kap me djalin tjetër,
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë njoftuar se ngjarja ka ndodhur pasi djali i të dyshuarit kishte shkuar në shtëpi pas mesnatës, i dehur. Për të mos eskaluar situata, babai i dyshuar bashkë me djalin tjetër kishin dalë në oborr për ta marrë viktimën, i cili refuzoi të hynte brenda dhe aty plasi sherri.
Babai bashkë me djalin e tij të dyshuar vendosën të përdorin forcë që ta ndalojnë djalin/vëllain që të largohej me veturë nga shtëpia, ashtu që i shkaktojnë lëndime trupore, për çka ai detyrohet të marrë trajtim mjekësor në spital.
Pas ndihmës mjekësore të marrë në Emergjencë, viktima dhe të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit. Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.