Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT sh.a përmes faqes zyrtare FB ka njoftuar për punimet që kanë duke u kryer në Klinë.
Ky është njoftimi i plotë:
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 05 Maj 2023 (e Premte) nga ora 06:00 deri në orën 16:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 (110/10kV) në Nënstacionin 110/10kV Klinë.
Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar punimet e domosdoshme për zëvendesimin e ndërprerësit 110kV të vjetër me vaj në transformatorin energjetik T1, me atë të teknologjisë moderne me gaz SF6.
Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10kV Klinë, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (reduktimi i parashikuar varësisht nga koha e ngarkesës do varioj nga 8- 13MË).
Punimet në fjalë realizohen me qëllim të rritjes së sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.