KLINA PËRFITON 65 000 EURO GRANT NGA MMPH DHE QEVERIA GJERMANE

Si rezultat i vlerësimit pozitiv në raportin e përformancës për qeverisje të mirë dhe në menaxhimin të mbeturinave, Komuna e Klinës është radhitur një nga komunat përfituese të grantit, i cili ndahet nga MMPH dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar(GIZ).

Vlera e grantit që i është ndarë komunës së Klinës nga Komiteti Drejtues i Grantit të Përfomancës- Mjedis i Pastër, është 65 mijë euro dhe do të përdoret për investime në fushën e mjedisit, me qëllim të përmirësimit dhe ruajtjes së ambientit.