“Përmirësimi i shërbimeve që komuna jep ndaj qytetarëve ka qenë një nga premtimet e synimet e qeverisjes time, për përmbushjen e të cilave jemi angazhuar vazhdimisht”, kështu ka shkruar kryetari i Klinës, Zenun Elezaj në FB.
Në raportin e përfomancës për vitin 2023, të publikuar nga MAPL, në disa fusha komuna e Klinës është vlerësuar një ndër komunat më të mira në Kosovë.
“Në planifikim hapësinor 100%, në shërbime administrative 99.39%, në transparencë komunale 95.05%, në hapësira publike 96.97%, në shërbime publike 94.82. Si rezultat i kësaj pune profesionale të të gjitha drejtorive e zyrtarëve kemi rritje në vlerësimin për Grantin e Përfomancës Komunale në krahasim me vitin paraprak, për çka i falënderoj të gjithë për angazhimin e përkushtimin e treguar.
Për të diskutuar lidhur me vlerësimin e përfomancës, sot bashkë me drejtorët e drejtorive, zyrtarët raportues e kabinetin kemi mbajtur një takim, ku theksova se angazhimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të komunës është shumë i rëndësishëm për të rritur cilësinë e shërbimeve. Megjithëse në disa tregues shërbimet kryhen në vazhdimësi për shkak të procesit e kërkesave të raportimit nuk jemi vlerësuar me rezultatin që është dashur, prandaj me qëllim vlerësimi i ardhshëm të jetë edhe më pozitiv kërkova nga të gjithë akterët e përfshirë që t`i koordinojmë punët e ndajnë përgjegjësitë për të bërë një raportim të drejtë e për të përmbushur edhe kërkesat e tjera”, shkruan Elezaj.