Klina nesër shënon 20-vjetorin e çlirimit Natyrisht se është një ditë e veçantë banorët e komunës së Klinës, ndaj edhe kjo do të do të shënohet me një varg manifestimesh. Por gjithsesi kujtojmë ditën e 18 qershorit të vitit 1999, kur në qytetin e Klinës triumfalisht hyn njësitet e UÇK-së, pasi që forcat ushtarake e policore serbe e kishin humbur luftën përball UÇK-së, e ndihmuar edhe nga NATO, Amerika e aleatët tjerë perëndimor. 18 Qershori ishte dita më e lumtur e qytetarëve të Klinës , pasi që po e shijonin aromën e lirisë, e cila kishte munguar me shekuj. Pjesëtarët e UÇK-së, nga të gjitha drejtimet hyn në Klinë, ndërkaq momenti më i rëndësishëm por edhe më emocionues ishte ngritja e flamurit kombëtar në ndërtesën e ish-stacionit policor t pushtuesit serb. Me një ceremoni madhështore aktin e ngritjes së flamurit e bëri ish pjesëtari i UÇK-së, Hasan Berisha, nga Ujmiri. Kjo ditë dhe momenti i ngritjes së flamurit janë momentet kulmore të qytetarëve të Klinës./klin.info/