Qeverisja komunale në Klinë ka ngritur disa linja të veçanta për qytetarët të cilët të cilët janë duke jetuar në komunën e cila është izoluar sot me vendimin e qeverisë.
Pas konstatimit se një shtetase Italiane e cila jetonte në Klinë është infektuar me virusin corona Qeveria e Kosovës ka vendosur ta vendosë në karantinë këtë komunë.
Në një njoftim për qytearët kryetari i komunës Zenun Elezaj ka bërë publik konkluzionet nga takimi i këshillit të krizës.
Ndër vendimet më të rëndësishme janë edhe publikimi i numrave të telefonit për kontakte në rast se qytetarët kanë nevoja.
Numrin emergjent për ata që dyshojnë se janë të infektuar me korona virus:
038 200 80 800
039 471-791 QKMF Klinë
194 Policia e Kosovës
049 79 79 29 Hekuran Sejdiu – person kontaktues
Postimi i plotë i kryetarit Elezaj
Pas konfirmimit nga Ministria e Shëndetësisë të një rasti me virusin COVID-19, të një shtetase italiane me qendrim të përkohshëm në Klinë, sonte kam thirrur mbledhje të jashtzakonshme të Shtabit të Emergjencës, ku kemi diskutuar masat që duhet të ndërmarrim për parandalimin e përhapjes së virusit.
Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Klina të hyjë në karantinë, njekohësisht ka marrë dhe këto masa shtesë:
1. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës;
2. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Vitisë;
3. Ndërpritet me efekt të menjëhershëm transporti ndër-urban në Republikën e Kosovës, si dhe transporti i organizuar ndërkombëtar;
4. Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vet izolohen për 14 ditë;
5. Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova;
6. Mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore;
7. Pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive;
8. Mbyllen tregjet e kafshëve dhe tregjet e automjeteve;
9. Reduktohen në veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë;
10. Urdhërohen kompanitë private që t’a organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia;
Të gjithë personat që kanë pasur kontakte direkt apo indirekt me të infektuarit me COVID-19, të vet izolohen dhe të përcjellin gjendjen e tyre shëndetësore, në rast të paraqitjes së shenjave infektuese të kontaktojnë numrat e poshtëshënuar:
Numrin emergjent për ata që dyshojnë se janë të infektuar me korona virus:
038 200 80 800
Ndërsa nga Komuna e Klinës të kontaktohen këta numra:
039 471-791 QKMF Klinë;
194 Policia e Kosovës;
049 79 79 29 Hekuran Sejdiu – person kontaktues.
Apeloj tek të gjithë qytetarët që t’u shmangen ambienteve të frekuentuara me njerëz dhe t’u përmbahen të gjitha masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ta rrisim kujdesin që të mbrojmë veten dhe të tjerët.