Klina me VV-në, Xhafer Berisha: Fitorja jonë është vetëm gjashtë ditë larg!

Lëvizja Vetëvendosje fuqishëm po merr mbështetjen e elektoratit.

Kjo u pa edhe një takim me qytetarë në Klinë, ku kryetari i kësaj dege, njëherit kandidat për deputet, Xhafer Berisha bashkë me bashkëpartiakë që janë në listën garuese, morën përkrahjen e simpatizantëve.

Berisha dhe kandidatët e tjerë ftuan qytetarët ta votojnë VV-në, duke thënë se fitorja është larg vetëm 6 ditë.

Ky është postimi i degës së VV-së në Klinë:

Kandidatët tanë, Xhafer Berisha, Arbërie Nagavci, Nita Bakalli Istrefi dhe Besim Muzaqi takuan qytetarë të shumtë në qytetin e Klinës. Ata ishin edhe në lagjen Arbëria në mesin e simpatizantëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kandidatët tanë kishin dy kërkesa ndaj qytetarëve. E para që të votohet masivisht të dielën e ardhshme. Kurse, e dyta që në atë listë të zgjedhin sa më shumë gra.

Fitorja jonë është vetëm gjashtë ditë larg. Të punojmë të gjithë së bashku që ta jetësojmë ndryshimin e madh që po i vjen Kosovës!

#XhaferBerisha93
#ArbërieNagavci14
#BesimMuzaqi32
#NitaBakalliIstrefi104
#KREJTdheDREJT
#LëvizjaVETËVENDOSJE127