KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Njësia Operative – KLINË
Klina me intervenime dhe riparime në sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimit
Ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ – Njësia Operative – Klinë kanë ndërmarrë një sërë intervenimesh në riparimin e rrjetit të ujësjellësit në disa lokalitete të gjëra.
Intervenime në riparime janë realizuar në rrugët ‘Abedin Rexha’ dhe ‘Mehdi Morina’ në qytet si dhe në fshatin Jashanicë, respektivisht në AMF dhe në lagjen Zhabota.
Ekipet tjera përkatëse janë angazhuar në debllokime të rrjetit të kanalizimit në rrugët ‘Leonard Palucaj’ dhe ‘Sadik Rama’ si dhe në fshatrat Gllarevë – lagja ‘Abazaj’, në Grebnik dhe në fshatin Zajm.
Në rrugën ‘Shaban Sadiku’ janë riparuar 24 metra kanalizim duke e zëvendësuar me gyp të ri.
Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë