Të gjitha fshatrat dhe qyteti i Klinës, kanë mbetur në terr.
Siç mëson Klina.info ka ndodhur një defekt në trafo 110.
Ndërsa KEDS po intervenojnë, dhe sipas të gjitha gjasave edhe dy orë nuk do të rregullohet.
Informatë nga KEDS:
Ju informojmë se për shkak të një prishjeje në Nënstacionin 110/10kV, Klina me rrethinë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Aktualisht po punohet në identifikimin dhe sanimin e shkakut të prishjes, gjë që mund të marrë kohë.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë atje dhe i sigurojmë se po punohet intensivisht në këtë Nënstacion në mënyrë që t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike sa më parë.