Kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se pandemia ka ndikuar në aspektin ekonomik në këtë komunë.
Megjithatë, Kuvendi komunal ka formuar një grup për hartimin e një raporti për daljen nga kriza ekonomike.
Të gjitha propozimet do të analizohen në mënyrë që të komuna të tejkalojë sa më shpëjt krizën, thotë Elezaj.
“Gjithsesi që edhe komunën e Klinës e ka prekur në të gjitha segmentet, duke pasur parasysh faktin që ne ishim komuna e parë e prekur nga Covid-i dhe ajo kohë kishe shumë të panjohura, sikur edhe sot vazhdojmë të jemi të suksesshëm dhe e gjithë kjo ka ndikuar në të gjitha segmentet, por në veçanti tek ekonomia. Kryesisht disa biznese kanë qenë më të prekura që i takojnë fushës së gastronomisë”.
“Ne, tash e kemi mbledhjen e radhës të asamblesë Komunale ku është formuar një grup për hartimin e një raporti për daljen nga kriza për rimëkëmbje ekonomike qe e kemi quajtur, ka bërë propozime te shumta për lirim të bizneseve nga taksat, qiratë dhe gjithçka që lidhet me buxhetin komunal, kuptohet dhe me mundësitë që i ka komuna e Klinës”.
Zyrtari i AAK-së ka folur edhe për marrëveshjen e arritura në Ëashingtonsi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shpresuar që ajo të implementohet.
Intervista e plotë:
EO: Marrëveshjet e fundit të arritura në Ëashington, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, çfarë të mira do t’i sjellin vendit?
Elezaj: Mendoj se është një hap i mirë, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mik i madh për Kosovën dhe popullin shqiptar, shpresën e kanë tek Amerikanët dhe marrëveshja si e tillë besoj që është një shpresë e madhe për popullin, shpresoj që të implementohet dhe unë shohë, vetëm elemente pozitive.
EO: Sa i keni realizuar premtimet të cilat u keni premtuar qytetarëve para se ta merrni mandatin?
Elezaj: Unë mendoj që 60-70% të premtimeve i kemi realizuar dhe do të kemi kohë që të gjitha t’i realizojmë. Në përjashtim të dy premtimeve, njëra ka qenë për numrin e femrave te punësuara në udhëheqje të drejtorive, sepse në atë kohë, kam menduar që është e lehtë. Por, tani po shihet se ne kemi koalicion qeverisës dhe kuptohet se i vetmi unë kam pasur mundësinë të propozoj një emër të gjinisë femërore për drejtoreshë e cila vazhdon të jetë drejtoreshë. Partnerët tjerë të koalicionit nuk kanë propozuar.
Kjo ka qenë ndoshta një llogaritje që nuk e kam llogaritur mirë. Është edhe një premtim që ndërlidhet me shpronësimet te zona ekologjike në Dersnik edhe aty besoj se nuk do të kem mundësi sepse kompetencat janë te niveli qendror, te ministria e Kulturës, por që do të angazhohen dhe jam në mbështetje të projektit dhe në mbështetje të idesë gjithsesi. Por që kompetenca nuk do të jete e imja.
EO: Si po shkon bashkëpunimi në koalicionin për qeverisjen e komunës?
Elezaj: Koalicioni po shkon shume mirë. Besoj që jemi duke qeverisur në një harmoni te plotë, kuptohet edhe duke respektuar demokracinë në respektim të vlerave demokratike edhe nëse ndonjë asamblistët jo vetëm i koalicionit por edhe i partisë time, i mirëpresim të gjitha reagimet e tyre në mënyrë që të punojmë në funksion që gjithçka çka është e arsyeshme dhe e nevojshme për qytetarët t’i përmbushim.
EO: Pandemia, ka ndikuar negativisht në nivel global, por në komunën tuaj, si mund ta përshkruajmë ndikimin e kësaj situate?
Elezaj: Gjithsesi që edhe komunën e Klinës e ka prekur në të gjitha segmentet, duke pasur parasysh faktin që ne ishim Komuna e parë e prekur nga Covid-i dhe ajo kohë kishe shumë të panjohura, sikur edhe sot vazhdojmë të jemi të suksesshëm dhe e gjithë kjo ka ndikuar në të gjitha segmentet por në veçanti tek ekonomia. Kryesisht disa biznese kanë qenë më të prekura që i takojnë fushës së gastronomisë.
Ne, tash e kemi mbledhjen e radhës të asamblesë Komunale ku është formuar një grup për hartimin e një raporti për daljen nga kriza për rimëkëmbje ekonomike qe e kemi quajtur, ka bërë propozime te shumta për lirim të bizneseve nga taksat, qiratë dhe gjithçka që lidhet me buxhetin komunal, kuptohet dhe me mundësitë që i ka komuna e Klinës