Klina.info ka raportuar për një aksident trafiku ku një veturë kishte goditur një qytetar rreth moshës 70 vjeç, ku i njejti nga plagët e marra përfundoi në QKUK në Prishtinë.
Por, një person me profilin Drilona Gashi ka shkruar në adresë të Klina.info e cila ka folur në emrin e familjes së viktimës, duke thënë se i njejti ka ndërruar jetë.
Klina.info më pas ka mësuar se ky profil ka qenë i rremë dhe në të njejtën kohë i kërkon falje familjes Qitaku.
Ndryshe, i aksidentuari është gjallë dhe gjendja e tij është stabile.