Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetarja, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj dhe zyrtarja për Barazi Gjinore, znj. Vitore Shala, kanë organizuar aktivitete në kuadër të shënimit të muajit të luftës kundër kancerit.
Këtyre aktiviteteve ju parapriu marshi i ecjes nëpër qendrën e qytetit të Klinës.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e vetëdijesimit tek qytetarët për kujdes të shtuar shëndetësor, kontrolla rutine në mënyrë që të sigurojmë diagnostikim të hershëm dhe të mbrojmë veten.
Komuna e Klinës, përkatësisht zyra për Barazi Gjinore, gjatë këtij muaji pritet të organizojë edhe aktivitete të tjera.