Nënkryetarja e komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj e shoqëruar nga zyrtarja për Barazi Gjinore, znj. Vitore Shala si dhe drejtori i Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, Dr. Gazmend Bojaj, kanë organizuar ligjëratë vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit me doktoreshë Gurra Dedaj.
Në praninë e një numri të madh të grave pjesëmarrëse si dhe mediave, nënkryetarja Selmanaj me një fjalë rasti falendëroi të gjithë për pjesëmarrje në shënimin e këtyre aktiviteteve, ditëve të ndërgjegjësimit, të tregojë se qëndrojmë bashkë me secilën grua qe është duke luftuar apo i ka mbijetuar kësaj sëmundje.
Si institucione do të ndërmarrim hapa në ndërtimin e infrastrukturës, aparaturës mjekësore apo krijmin e programeve të ndryshme të cilat ndihmojnë secilen grua të diagnostikojë më herët dhe të cilat ndihmojnë për mbijetesë.
Ndërsa doktoreshë Gurra Dedaj , nëpëmjet ligjërimit theksoi se vetëdijesimi tek qytetarët për kujdes të shtuar shëndetësor, kontrolla rutine duhet të rritet në mënyrë që të sigurojmë diagnostikim të hershëm dhe të mbrojmë veten.