Në Klinë sot ka arritur sasi e barnave anti-covid. Lajmin e ka dhënë drejtori i shëndetësisë, Shemsedin Berisha .
Ai ka bërë të ditur se sasia është siguruar nga paratë e buxhetit komunal.
“Sot arriti sasia e planifikuar me barna anti-covid nga paratë e buxhetit komunal per shëndetësi. Terapia është falas per të gjithë të prekurit nga infeksioni e që kanë recetë të mjekut Poashtu ekipet në terren do të ofrojnë ndihmen e perditëshme” tha Berisha Per Klina info