Ermira Morina ka vdekur mbrëmë si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Tërstenik të Drenasit,
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen duke thënë se vdekja e saj është e dhimbshme jo vetëm për familjen por për të gjithë.
“Sot, ditë e dhimbshme për Drenasin. E dhimbshme vdekja e saj jo vetëm për familjen, por për të gjithë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina, shokëve dhe miqve të Ermirës”, është shprehur Lladrovci.
Bashkë me të ndjerën ka qenë edhe një vajzë tjetër, e cila si pasojë e lëndimeve të marra, është duke marrë trajtim mjekësor.