Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 16-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Ditën e sotme janë zhvilluar trindeshje e fundit,
Kampioni në fuqi, Ballkani e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 2-1.
Dukagjini dhe Prishtina janë nda baraz 0-0, ndërsa Drita ka fituar ndaj Feronikelit ’74 me rezultat 3-1.
Pas xhiros së 16-të, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 38 pikë, dhjetë më shumë se Drita dhe Llapi.
Në tre pozitat e fundit renditen Feronikeli ’74 me 15 pikë, Fushë Kosova me 10 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë