Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 26-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Ditën e sotme janë zhvilluar trendeshje mjaft interesante, ku vëmendja ishte te derbi Gjilani – Llapi,
Kjo ndeshje përfundoi pa fitues, ku rezultati përfundimtar ishte i barabart 2-2.
Fitues nuk kishte edhe në ndeshjen tjetër të ditës së sotme mes Ferizajit dhe Ballkanit.
Kampioni në fuqi i Kosovës u ndal me barazim pa gola 0-0.
Në ndeshjen tjetër e cila u zhvillua në ”Riza Lushta”, Trepça ’89 mposhti Dukagjinin me rezultat 2-1.
Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës mbetet lidere në Superligën e Kosovës me 52 pikë, e ndjekur nga Ballkani me një pikë më pak.
Gjilani renditet në vendin e tretë me 40 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës zë vendin e katërt me 35 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Trepça ’89 me nga 29 pikë, Ferizaji me 28 kurse Drenica është në pozitën e fundit me 23 pikë./