Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje të javës së 14-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Malishevës ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Trepçës ’89, ndërsa Ferizaji dhe Drenica janë nda baraz me rezultat 1-1
Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Dritës vazhdon të jetë lidere në Superligën e Kosovës me 30 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 26 pikë.
Prishtina renditet në vendin e tretë me 21 pikë, dy më shumë se skuadra e Gjilanit.
Në tre pozitat e fundit renditen Dukagjini me 12 pikë, Trepça ’89 me 11 pikë, dhe Ferizaji kanë nga 9 pikë.