Komisioni Qendror Zgjedhor(KQZ), sot i ka bërë publike raportet financiare të kandidatëve që e kanë fituar ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Në mesin e tyre, Ganimete Musliu, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, do të jetë deputete e Kuvendit të Kosovës edhe gjatë ligjeslaturës së shtatë, shkruan Insajderi.
Sipas raportit financiar, Musliu ka deklaruar se pagë vjetore si deputete ka marrë rreth 30 mijë e 298 euro ndërsa afro 607 euro meditje.
E sa i përket parave të gatshme, Musliu ka deklaruar 3360 euro.
Sipas këtij raporti, Musliu gjatë 12 muajve të fundit, ka deklaruar një apartment në Prishtinë ndërsa ka deklaruar 3 kredi të marrura në disa nga bankat në Kosovë./