Komuna e Klinës ishte e para në vend që u prek nga virusi Covid-19 me të cilin është duke u përballur pothuajse gjithë globi.
Pas futjes së këtij qyteti në izolim, edhe barnatoret e këtij kanë gjetur një mënyrë më të kujdeshme për të shërbyer klientët,
Duke hapur vetëm një dritare të vogël dhe duke mos i lejuar klientët të hyjnë brenda.
Një lexuese e Gazetës inFokus tha se po shërbehen vetëm nga një vrimë e vogël e hapur për shkak të kujdesit të mos përhapjes së koronavirusit.
“RRI në shtëpi. Ne nuk mundemi ju Po”, thuhet në një letër të vendosur nga kjo barnatore.