Forca e Sigurisë së Kosovës pritet që këto ditë të bëhet më personel juridik.
Për herë të parë që nga themelimi i FSK-së, personeli ushtarak do të kenë institucionin juridik.
Kandidat në list të ngushtë për këtë pozitë janë: Hilmi Jashari, Fadil Hadergjonaj dhe Fetah Zejnullahu, të cilët pritet qe së shpejti te procedohen për votim ne Kuvend.
Ky institucion do të ndihmojë proceset demokratike, mirëqeverisjen, avancimin e të drejtave të personalit ushtarak dhe sundimit te ligjit ne Forcën e Sigurisë dhe do te fuqizojë mbikëqyrjen parlamentarë te FSK-së, transparencën dhe llogaridhënien. Krejt këto janë ne funksionin te bërjes se FSK-së ushtri me standarde dhe vlera të NATO-s”, ka deklaruar anëtar i komisionit parlamentarë për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Anton Quni, për Indeksonline, përcjell Klina.info
Avokati i FSK-së pritet të zgjidhet këto ditë në Kuvendin e Kosovës.