Kjo është “hakmarrja” e princeshës së Dubait për ish-burrin pas divorcit

Princesha e Dubait, Sheikha Mahra Al Maktoum ka ndezur rrjetin me hedhjen në treg të linjës së saj të re të parfumeve, “Divorce”. Aroma, e lëshuar nën markën e saj Mahra M1, është një referencë e drejtpërdrejtë për divorcin e saj të bujshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, princesha 30-vjeçare shpërndau një prezantim të parfumit, ku shfaqej një shishe e zezë e gdhendur me fjalën “Divorci”. Videoja e mbushur me imazhe të xhamit të thyer dhe një pantere të zezë, theksoi më tej temën e ndarjes.