Në Spitalin e përgjithshëm të Pejës po trajtohen 122 pacientë me COVID-19, ku prej tyre 24 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore,
Siç bëhet e ditur, prej këtyre pacientëve 96 janë në oksigjenoterapi dhe shtatë janë në CPAP.
Në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 16 pacientë dhe 7 të tjerë janë pranuar.