Kjo është gjendja e 5 të lënduarve nga aksidenti i rëndë në Zllakuqan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Zllakuqan të Klinës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një traktor.

Klina.info mëson se pesë persona kanë marrë lëndime trupore, si pasojë disa nga ta janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, tre nga ta janë në gjendje stabile ndërsa dy në gjendje më të rëndë.

Policia dhe zjarrikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.